Mbrëmë kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e ciklit kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Gjatë ditës së sotme faqja e specializuar e statistikave SofaScore, ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj kampanje, shkruan Arbresh.info.
Në formacionin e më të mirëve ishte edhe emri i Mario Mitaj i cili shkëlqeu me paraqitjet e tij tek Kombëtarja e Shqipërisë.
Ai nga SofaScore u vlerësua me notën 7.62, i cili blindoi krahun e majtë.
Në portë është gardiani i Irlandës, Caoimhin Kelleher. Përvec Mitaj në mbrojtje paraqiten edhe Burn, Van Dijk dhe Cancelo.
Mesfusha përbëhet nga De Bruyne, Pedri dhe Odegaard.
Kurse në sulm janë Jeremy Doku, Kylian Mbappe dhe Olise.

Në formacionin e SofaScore mungon makineria e golave norvegjeze, Erling Haaland./Arbresh.info
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...