Në listën e publikuar nga Bernard Challandes, për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, i ftuar është edhe Mirlind Kryeziu.
Kryeziu aktualisht paraqitet në superligën zvicerane, me skuadrën e Zurich.
Lojtari pa asnjë mëdyshje ka pranuar ftesën e selektorit të Kosovës dhe është grumbulluar me skuadrën.
“Ndihem shumë mirë dhe më kanë pritur shumë mirë. Njoh një pjesë të mirë të futbollistëve të Përfaqësueses dhe ndihem krenar, që do të kem mundësi të jap kontributin tim për Kosovën. Kam folur në vijimësi me trajnerin Challandes dhe tani dua të punoj shumë, që të jem i gatshëm për të dhënë kontributin tim, nëse do të më kërkohet”, deklaroi Kryeziu për “Supersport”, transmeton lajmi.net.
Ndeshjet e radhës Kosova do t’i luaj ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...