Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku po vazhdon formën e mirë në fillimin e sezonit të ri në Premier League ruse, duke gjetur sërish rrjetën në javën e dytë të kampionatit.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në fitoren e Rubin Kazanit në transfertë ndaj Akron Togliatti, me rezultatin 2:1, duke shënuar golin e dytë të skuadrës së tij, i cili rezultoi vendimtar për sigurimin e tri pikëve.
Daku përfitoi nga një pasim i gabuar i mbrojtjes kundërshtare, reagoi shpejt dhe u nis drejt portës, duke realizuar me qetësi për ta kaluar Rubin Kazanin në avantazh.
Ky ishte goli i dytë i Dakut në dy javët e para të sezonit, pasi sulmuesi shqiptar kishte shënuar edhe në ndeshjen hapëse të kampionatit.
Paraqitjet e tij të mira kanë rritur edhe më shumë interesimin për shërbimet e tij. Spartaku i Moskës vazhdon të jetë një nga klubet më të interesuara për transferimin e Dakut dhe raportohet se është i gatshëm të ofrojë rreth 11 milionë euro për sulmuesin.
Me formën që po tregon në startin e sezonit, Daku po dëshmon edhe një herë se mbetet një prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin rus.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...