PSG ka kontaktuar mesfushorin e Juventus-it, Miralem Pjanic për transferimin e mundshëm në afatin veror.
Boshnjaku është i lidhur me largimin nga Torino, pasi nuk arriti të jetë rregullisht në formacionin e Maurizio Sarri-t, i cili preferon lojtarë më të shpejtë, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona ishte zgjedhja e parë për mesfushorin, mirëpo Arthur ka refuzuar të largohet nga “Camp Nou”, andaj shkëmbimi ka dështuar.

Sipas Le Parisien, PSG është favoriti kryesor për Pjanic dhe në verë do bëjë gjithçka për ta transferuar lojtarin në “Parkun e Princave”.
Për të bërë marrëveshjen të funksionoi, PSG do ofrojë Leandro Paredes si shkëmbim.
Pjanic edhe më herët ka luajtur në Ligue 1 te skuadra e FC Metz në vitin 2004 dhe te Lyon në vitin 2008./arbresh.info.
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...