Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka thënë se Gustavo Gomez nuk do të transferohet te Boca Juniors.
Qendërmbrojtësi pritet të largohet nga rossonerët këtë muaj. Gjiangti argjentinas dëshiron ta transferojë atë në formë të huazimit.
Por, Milani nuk dëshiron një marrëveshje për huazim, pasi dëshiron që ta largojë nga klubi përgjithmonë.

Mirabelli e ka bërë të qartë se mundësitë më të mëdha janë që Gomez ta vazhdojë karrierën te Udinese ose te Flamengo.
“Akoma jemi duke u përpjekur që ta përcaktojmë situatën e lojtarit, mirëpo nuk mendoj se kalimi te Boca është i mundshëm”.
“Ata e kërkojnë huazimin, derisa ne duam ta shesim. Me shumë mundësi do të shkojë te Udinese ose te Flamengo, mirëpo ende duhet që t’i përcaktojmë kushtet me ta”, citon Ole fjalët e Mirabellit.
Paraguaiani 24 vjeçar është pjesë e Milanit nga viti 2016 kur u transferua nga Lanusi.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...