Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ndodhet në vizitë zyrtare në Tarragonë të Spanjës, ku ekipi Olimpik i Kosovës po merr pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Ministri Gashi i përcjelli nga afër garat e xhudistëve Akil Gjakova dhe Laura Fazliu. Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan të mërkurën medaljet e arta, të parat për Kosovën nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
“Ministri do të jetë i pranishëm edhe në garat e sportistëve tjerë, të cilët po ashtu po e promovojnë shtetin e Kosovës, në vendin që nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë”, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Ministria e Kulturës dhe Sportit.
Sipas komunikatës Gashi, është ministri i parë që zyrtarisht ka udhëtuar në shtetin Spanjës për të ndjekur garat mesdhetare të cilat po zhvillohen atje. Kosova po merr pjesë në “Tarragona 2018” me 40 sportistë, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...