Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot vendimin për themelimin e Këshillit Kombëtar për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.
Këshilli përbëhet nga 5 anëtarë, përfaqësuesi nga Prokuroria e Shtetetit, i cili do të jetë edhe kryetar i Këshillit, një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, një përfaqësues nga Komiteti Olimpik i Kosovës, një përfaqësues nga Federata Përkatëse dhe përfaqësuesi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që të katër përfaqësuesit do të jenë anëtarë të Këshillit.
Organizimi dhe koordinimi i Këshillit do të bëhet nga MKRS-ja, ndërkaq detyrat dhe përgjegjësitë e këtij mekanizmi do të përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga MKRS-ja. Themelimi i Këshillit është bërë në kuadër të masave organizative që dalin si detyrim nga Ligji nr. 05/L-075 për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.
Ministri Gashi themelimin e Këshillit e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe me punën efikase që do të realizojë, ky organ do të ndikojë në zvogëlimin e dhunës nëpër terrenet sportive si dhe do ta rrisë standardin e organizimeve sportive në vendin tonë edhe më tej.
“Themelimi i këtij Këshilli Kombëtar i cili ka qenë një obligim ligjor, me angazhimin e tij do të ndikojë që dhuna nëpër terrenet dhe tribunat tona të reduktohet dhe do të rritet efikasiteti organizativ i ngjarjeve sportive në Kosovë”, ka thënë ministri Gashi.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...