Transferimi më i ri i Liverpool, Takumi Minamino ka thënë se është i gëzuar që ka debutuar për kampionin e Evropës.
Japonezi u transferua në “Anfield” nga RB Salzburg për 7.5 milionë euro, ndërsa dje bëri debutimin e parë në fitoren kundër Everton, transmeton portali arbresh.info.
Minamino u shpreh se është shumë i lumtur dhe beson që mënyra e lojës është e njëjtë si në klubin austriak, mirëpo duhet të përshtatet ende më mirë.

“Jam i lumtur që jam pjesë e skuadrës. Ishte një ndër ndeshjet më të vështira, por e di që Premierë Liga do të ishte kështu, andaj nuk u befasova”
“Mënyra e lojës është si në Salzburg, por sistemi është i ndryshëm. Mendoj se është stadiumi më i mirë për ndonjë futbollist. Fansat janë shumë të mirë”
Ndeshja e radhës për “Reds” është kundër Tottenham./arbresh.info.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh