Ylli i Werder Bremen dhe Kosovës, Milot Rashica është në listën e gjigantit anglez, Manchester City-t.
“Qytetarët” janë në dijeni se në verë do e humbin sulmuesin Leroy Sane, andaj kanë filluar të gjejnë pasuesin dhe në listë ndodhet Rashica, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Manchester Evening, stili i lojës së Rashicën mund të përshtatet në taktikat e Pep Guardioles.

23-vjeçari këtë sezon ka arritur të shënojë shtatë gola dhe ka ndihmuar me katër asistime në 20 paraqitje në Bundesligë.
Kartoni i Rashices është mbi 35 milionë euro, por kërkohet edhe nga shumë skuadra tjera të mëdha duke përfshirë Borussia Dortmund e Liverpool./arbresh.info.
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...