Milot Rashica ka shënuar një gol vërtetë të bukur mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Sulmuesi i Kosovës ka barazuar gjithçka në ndeshjen e Werder Bremenit si mysafirë kundër Bayer Leverkusenit, shkruan portali arbresh.info.
Bartësi i fanellës me numër shtatë rrëmbeu topin në gjysmën e fushës së skuadrës nikoqire dhe nga një distancë prej 25 metrave “bombardoi” portën e Lukas Hradeckyt.
Nikoqirët ishin duke udhëhequr me një epërsi prej 1 me 0 pas autogolit nga Omer Toprak pas vetëm katër minutave lojë.
Sidoqoftë, lojtari i talentuar nga Vushtrria ka rikthyer në lojë skuadrën e tij gjermane pa përfunduar pjesa e parë.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në kuadër të xhiros së nëntë në Bundesliga./arbresh.info/
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë