Eder Militao është një nga mbrojtësit me rritjen më të madhe në vitin e fundit dhe fal paraqitjeve të mira ka arritur të tërheq vëmendjen e Real Madridit.
Sipas Marcas, Los Blancos kanë arritur një marrëveshje me Porton për sigurimin e shërbimeve të 21-vjeçarit.
Që braziliani të bëhet lojtar i Realit mungon vetëm nënshkrimi i kontratës, gjë që pritet të ndodhë në vazhdim, transmeton Telegrafi.
Aktualisht lojtari ka një klauzolë largimi 50 milionë euro, por ajo mund të rritet në ditët e para të afatit kalimtar deri në 75 milionë.
Militao i është bashkuar klubit portugez në verën e 2018 nga Sao Paulo dhe deri më tani është paraqitur në 27 ndeshje, ku ka shënuar dy gola.
Roli i tij primar në fushë është qendërmbrojtës, por mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor qendre.
Për ata ka shfaqur edhe Manchester Unitedit nga Liga Premier.
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit