Miliarderi rus Alisher Usmanov raportohet se ka shtruar një ofertë prej 1 miliard funta për të blerë të gjitha aksionet e rivalit të tij aksionar Stan Kroenke në Arsenal.
Usmanov posedon 30 për qind të aksioneve të klubit, por tani raportohet se ka shtruar një ofertë prej 1 miliardë funta te amerikani Kroenke, i cili ka 67 për qind të aksioneve në Arsenal, transmeton portali arbresh.info.
Sipas një raporti nga ‘Financial Times’, Kroenke ende nuk i është përgjigjur formalisht ofertës.
Mësohet që Kroenke nuk ka refuzuar fillimisht ofertën, e cila është shtruar muajin e kaluar, por që nga atëherë ka lënë indikacione se nuk është i interesuar për të shitur klubin.
Të dy biznesmenët janë përplasur në të kaluarën rreth drejtimit të klubit, pasi aksionari rus ka qenë i shqetësuar me mungesën e investimeve të Kroenkes./arbresh.info

IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gj...
Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore “Shigjeta Ili...