Milani ka zbuluar skuadrën e tyre të plotë për ndeshjen e parë në kuadër të Evropa Ligës kundër Arsenalit.
Gjiganti italian është në mungesë të lojtarëve si Ignzaio Abate, Luca Antonelli dhe Mateo Musacchio për takimin e nesërm (e enjte) në Evropa Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri Gennaro Gattuso është ende në mungesë të Andrea Contit që nuk ka qenë në dispozicion që një kohë të gjatë, por në listë janë shtuar tani edhe Abate, Amntonelli dhe Musacchio.
Sidoqoftë, Arsenali ka gjithashtu probleme të mëdha me lëndime.
Alexandre Lacazette, Hector Bellerin dhe Nacho Monreal nuk janë në dispozicion për skuadrën e trajnerit Arsene Wenger./arbresh.info/
Skuadra e plotë e AC Milanit kundër Arsenalit: A Donnarumma, G Donnarumma; Bonucci, Calabria, Rodriguez, Romagnoli, Zapata; Biglia, Bonaventura, Calhanoglu, Locatelli, Kessie, Montolivo; Borini, Cutrone, Kalinic, Andre Silva, Suso
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...