Milani s’arrin të fitojë as ndaj Salernitanas

23:46 | 13 Mars 2023
Emir Abduramani

Pas humbjes ndaj Fiorentinas javën e kaluar, Milani sonte luajti baraz me Salernitanan.

Ndeshja e zhvilluar në “San Siro” përfundoi me rezultatin 1:1.

Kampioni në fuqi i Italisë e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale, pas golit të shënuar nga Olivier Giroud në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Por, “Rossonerët” nuk e shtuan, as nuk e ruajtën këtë epërsi në pjesën e dytë.

Boulaye Dia në minutën e 61-të shënoi për të barazuar shifrat, gol që doli të jetë edhe i fundit në këtë ndeshje.

Milani pas këtij barazimi ka 47 pikë në pozitën e katërt në tabelë, kurse Salernitana pozicionohet e 16-ta me vetëm 26 pikë.

Të ngjashme