Milani është duke pritur ofertë të re nga Villarreali për Carlos Baccan, ndërkohë që ka të interesuara edhe klube të tjera për shërbimet e kolumbianit.
Në edicionin e kaluar, sulmuesi i Rossonerëve ishte i huazuar te Nëndetësja e Verdhë, mirëpo klubi spanjoll nuk e aktivizoi opsionin e blerjes për 15 milionë euro.
Villarreali dëshiron ta blejë 31-vjeçarin, mirëpo nuk është i gatshëm ta paguajë shumën e kërkuar nga Milani.
Klubi nga La Liga ka bërë një ofertë prej tetë milionë eurosh, mirëpo klubi italian e ka refuzuar atë.
Sipas calciomercato.com, bisedimet ndërmjet dy klubeve po vazhdojnë, mirëpo Rossonerët nuk lëshojnë pe nën 13 milionë euro.
Në ndërkohë, një klub tjetër spanjoll (emri i të cilit nuk është bërë i ditur) ka shprehur interesim për Baccan dhe mund të ndërhyjë për ta blerë kartonin e tij
Sulmuesi kolumbian deri më tani ka refuzuar oferta nga Turqi dhe Kina, pasi dëshiron të mbetet në ligat kryesore evropiane.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...