Milani raportohet se është duke përgatitur blerjen e anësorit të Olympique Lyonnais, Memphis Depay.
Bazuar në një raport nga ‘Tuttosport‘, Milani do të përpiqet për të nënshkruar me një anësor gjatë verës dhe Depay është shënjestra e tyre për shkak të “dhuntisë dhe shpejtësisë” së tij, transmeton portali arbresh.info.
Holandezi ka rikthyer karrierën e tij në Lyon pas dy sezoneve dëshpëruese te Manchester United duke shënuar 17 gola dhe duke krijuar 18 asistime brenda 59 paraqitjeve për skuadrën në Liga 1.

Gazeta e lartpërmendur shton se një ofertë 30 milionëshe do të jetë e mjaftueshme për të transferuar atë në San Siro, por paralajmëron që Gianluigi Donnarumma duhet të shitet për të krijuar fondet.
Si alternativë është Nikola Kalinic që mund të transferohet në Kinë ku sulmuesi tashmë ka qenë i lidhur për kalim te Guangzhou Evergrande i Fabio Cannavaros./arbresh.info/
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...