Milani do të udhëtojë në Emirates për ndeshjen kthyese në kuadër të xhiros së 1/8-së në UEFA Evropa Ligë kundër Arsenalit në mungesë të një mbrojtësi të mirënjohur.
“Abate ka pësuar një lëndim të vogël në pulpin e këmbës së majtë dhe është duke u trajtuar”, ka thënë doktori i Milanit, Gianluca Melegati, transmeton portali arbresh.info. “Aktualisht, është e vështirë për të parashikuar rikthimin e tij, por nuk do të jetë gjatë”

“Calabria nga ana tjetër duket se është duke vuajtur nga një dhimbje në kofshë. Ai do të qëndroj në Milanello për trajtim paraprak dhe shpresoj që ne do të kemi atë për ndeshjen e së dielës”
Andrea Conte vazhdon të mos jetë ende i gatshëm për rikthim mes raporteve që “Rossonerët” kanë testuar sulmuesi e zhdërvjelltë Fabi Borini në pozitë.
Gjiganti italian është në disavantazh 2 me 0 pas disfatës së pësuar në San Siro dhe duhet të shënojë të paktën dy gola pa pranuar asnjë për të pasur ndonjë shans që të kualifikohet në çerekfinale./arbresh.info/
Skuadra e plotë në dispozicion e Milanit kundër Arsenalit: A Donnarumma, Donnarumma, Storari; Bonucci, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Zapata; Biglia, Bonaventura, Calhanoglu, Kessie, Locatelli, Montolivo; Borini, Cutrone, Kalinic, Andre Silva, Suso
https://twitter.com/acmilan/status/973902500377124864
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...