Milan është takuar sot me agjentët e anësorit të Shakhtar Donetsk, Bernard
Braziliani është lojtar i lirë dhe pritet që të largohet nga Ukraina, pasi që shënoi 10 gola në sezonin e fundsit.
Sipas Gazetta dello Sport, Rossoneri janë takuar me përfaqësuesit e Bernardit në Casa Milan për të diskutuar transferin e mundshëm të tij.
Dy palët janë duke u përpjekur për të gjetur një ujdi, por agjenti i tij Kia Joorabchian po ashtu është në negociata me Chelsea.
Lojtari preferon kalimin në Milan, por po ashtu kërkon një pagë për 3 milionë euro në sezon, derisa edhe agjenti i tij kërkon një shumë të majme.
Milan është duke shikuar që të forcohen pa shpenzuar shumë këtë verë, me Pepe Reina, Ivan Strinic dhe Alen Halilovic që janë bashkuar më skuadrën më parametra zero.
Edi Rama mbledh kabinetin qeveritar me ministrat e rinj
ZPS: Thaçi, përmes Fazliut, e udhëzoi Remin si të dëshmonte
Konjufca takon ambasadoren finlandeze, flasin për njohjen e ...
ZPS: Thaçi kishte shënjestër dëshmitarët që i shihte si kërc...
Ragmi Mustafi vazhdon si Këshilltar Politik i Kurtit për Lug...
Sonte Kosova-Sllovakia, Dardanët synojnë fitore