Milani ka marrë vetëm një pikë nga takimi i sotëm (e martë) si nikoqir kundër Udineses.
Gjiganti italian nuk ka arritur t’i kthehet fitoreve pas dy disfatave të njëpasnjëshme duke siguruar vetëm barazim kundër skuadrës mysafire këtë mbrëmje në Giuseppe Meazza, shkruan portali arbresh.info.
Kuqezinjtë kaluan në epërsi në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë duke shënuar me anë të sulmuesit Krzysztof Piatek. Reprezentuesi polak gjeti portën me kokë dhe u bë lojtari i parë në Serie A që shënon 20 gola pas 29 paraqitjeve qysh pas Diego Militos në sezonin 2008/09.
Mysafirët barazuan gjithçka për 1 me 1 me anë të një kundërsulmi të shpejtë. Kevin Lasagna realizoi me lehtësi pas asistimit nga Seko Fofana në minutën e 65′.
Milani vazhdon qëndrimin në pozitën e katërt me 52 pikë, një më pak se Interi me një ndeshje më pak në pozitën e tretë, ndërsa Udinese qëndron në pozitën e 15-të me 29 pikë./arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së