Ka qenë një vit “Jo” për Mattia Caldara tek Milani. Kaloi më shumë bujë në merkaton e verës, duke u shkëmbyer me Giorgio Chiellini nga Juventus, teksa kuqezinjtë ishin optimistë se kishin afruar në skuadër një mbrojtës cilësor dhe i ri në moshë.
Mirëpo dëmtimet kanë qenë mallkimi i tij, në sezonin e tij të parë me fanellën kuqezi ka luajtur vetëm në dy ndeshje, pasi kaloi një dëmtim të gjatë, u rikthye së fundi në formë të plotë për të luajtur.
Gjithsesi fati i keq e goditi sërish. Caldara pësoi një dëmtim në stërvitje këtë mërkurë dhe një ditë më pas kreu një operacion të vështirë. Ligamentet e gjurin të tij e tradhtuan sërish dhe sipas komunikatës zyrtare të Milani do të duhet që 24-vjeçari të qëndrojë të paktën 5-6 muaj jashtë fushe, derisa të kthehet në formë të plotë.
Një periudhë më e gjatë rikuperimi, pasi fillimisht u përfol se qendërmbrojtësi do të ishte në dispozicion të skuadrës brenda 4 muajve.
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit