Drejtori i sapo zgjedhur te AC Milani, Leonardo raportohet të ketë kontaktuar ish trajnerin e Chelseas, Antonio Conte, rreth disponueshmërisë së tij.
Bazuar në një raport nga ‘Premium Sport’, Leonardo, i cili ka marrë detyrën si drejtor teknik te Milani, ka pranuar një “përgjigje pozitive” nga Conte, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ish trajnerit të Italisë i duhen ende “disa muaj” për të zgjedhur çështjen me Chelsean pas shkarkimit të tij.
Sidoqoftë, burimi i lartpërmendur thekson se kjo “nuk është një lajm i mirë” për Gennaro Gattuson për shkak se situata është “duke u zhvilluar në formë konstante”.
Pas shqyrtimit të apelimit së fundmi nga CAS, AC Milani është rikthyer në Evropa Ligë./arbresh.info/
Nesër vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron ...
E ardhmja e Rashfordit ende e paqartë, Arsenali hyn në garë ...
Bastisje tek Agjencia Kadastrale
KEK: Ndalohet prodhimi në Njësinë A4 pas rrjedhjeve në kalda...
“Situata me Rudigerin ishte vetëm incident i momentit,...
E rëndë në Greqi/ I biri humbi jetën nga një aksident, babai...