Zlatan Ibrahimovic është shumë pranë që të kthehet te Milani, duke qenë se kohëzgjatja e kontratës do të varet nga performancat e tij.
Sulmuesi veteran është lojtar i lirë prej se i ka përfunduar marrëveshja me skuadrën amerikane, LA Galaxy.
Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Corriere della Sera, Rossonerët duan t’i ofrojnë kontratë gjashtë mujore me opsionin për ta vazhduar edhe për një sezon të plotë.

Në fillim ishte diskutuar që vazhdimi i kontratës të lidhej me pjesëmarrjen apo jo të Milanit në garat evropiane, mirëpo kjo tash ka ndryshuar.
Ibrahimovic do të mund të qëndrojë për 18 muaj në San Siro në rast se luan mirë në gjashtë muajt e parë, gjegjësisht në pjesën e dytë të këtij sezoni. /Telegrafi/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit