
, ITALY - JANUARY 19: Theo Hernandez of AC Milan celebrates 2-1 during the Italian Serie A match between AC Milan v Udinese on January 19, 2020 (Photo by Mattia Ozbot/Soccrates/Getty Images)
Milani e ka hedhur poshtë ofertën e Paris Saint-Germain për mbrojtësin e majtë Theo Hernandez, e cila thuhej të ishte në vlerë prej 40 milionë eurove.
Theo iu bashkua Milanit nga Real Madridi në vitin 2019 dhe që prej atëherë ka shkëlqyer në fanellën kuqezi, duke ua tërhequr vëmendjen klubeve të mëdha.
Paraqitjet e tij mbresëlënëse në Serie A nuk ia siguruan një vend përkrah vëllait të vet, Lucas, në ekipin kombëtar, por francezët nuk janë duke e injoruar plotësisht 23-vjeçarin.
Gjiganti i Ligue 1 dëshiron ta përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes dhe e sheh Theon si ideal, pasi ia i shënoi 15 gola dhe i dha 13 asiste në 81 ndeshje për Milanin.
Sipas Tuttosportit, PSG-ja ia ofroi Milanit plot 40 milionë euro për shërbimet e tij.
Por Milani, i cili e bleu Theon për 21.5 milionë euro nga Real Madridi në vitin 2019, nuk është i interesuar të dëgjojë oferta për mbrojtësin e majtë. Theo ka kontratë me Milanin deri më 2024.
PSG-ja ka bërë blerje të bujshme këtë verë, pasi ka afruar yjet si Sergio Ramos, Achraf Hakimi, Georginio Wijnaldum dhe pritet të nënshkruajë me Gianluigi Donnarumma së shpejti. /Gazeta Express/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...