Milani raportohet të jetë i gatshëm për të shitur Suson pas mos pranimit të kërkesave të tij prej gjashtë milionë euro për sezon.
Agjenti i Susos, Alessandro Lucci është takuar me bordin në Milan të enjten (13 qershor) për të diskutuar rreth të ardhmes së futbollistit spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Calciomercato shkruan se “Rossonerët” janë të përgatitur për shitjen e tij për 20-30 milionë euro menjëherë pasi kanë mësuar se ish sulmuesi i Liverpoolit dëshiron një pagë dyfish më të madhe.
25-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka krijuar nëntë asistime brenda 41 paraqitjeve sezonin e kaluar, por kaloi tre muaj pa bërë ndonjë kontribut tutje. Suso ka ende edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij dhe ka një klauzolë të blerjes prej 38 milionë euro, por uebfaqja shkruan se shanset që klubi t’i ofrojë një shumë të tillë të kërkuar janë të vogla.
Atletico Madridi duket si destinacioni i tij më i mundshëm nëse largohet nga Milani, ndërkohë që Tottenhami është përfolur në të kaluarën për transferimin e tij.
Sa i përket pjesës së tyre, Milani duhet të përpiqet për të rritur fondet e tyre para datës 30 qershor të paktën për t’i shfaqur UEFA-së se janë duke u përpjekur për të balancuar llogaritë./arbresh.info/
I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inic...
Çka po ndodh me kontratën e Modricit te Milani?
Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran
Goditi për vdekje me kamion punëtori i KEK-ut në “Kosova B”,...
Teherani thotë se po përgatitet për hakmarrje pas sulmeve të...
KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit n...