AC Milani është i përgatitur për të shtuar një ofertë madhështore për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.
Merkato verore e transferimeve në Itali mbyllet të premten dhe sipas një raporti nga ‘Sportmediaset’, presidenti i Lazios – Claudio Lotito është i gatshëm të shes futbollistin serb para përfundimit të afatit kalimtar, transmeton portali arbresh.info.
Lotito do të shes atë për 120 milionë euro të gatshme dhe Milani është afër tarifës së caktuar nga presidenti.
Milani tashmë ka shtruar një ofertë 40 milionëshe për 12 muaj huazim me obligimin për blerjen e tij për 80 milionë euro qershorin e ardhshëm. Megjithatë, presidenti Lotito e ka refuzuar atë.
Por, tani ai është i gatshëm të zbutet nëse Milani rregullon ofertën e tyre brenda 48 orëve të ardhshme./arbresh.info/
Qeveria e Kosovës miraton disa vendime të rëndësishme në mbl...
Komisioni për Ekonomi rekomandon miratimin e marrëveshjes sh...
Gnabry humb Kupën e Botës pas lëndimit që pësoi
Erdogan bisedë telefonike me homologun gjerman: Konfliktet n...
Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend
Media suedeze për Naim Murselin: Suedezi u dënua për jetë si...