Igli Tare cilësohet si një prej më të mirëve në profesionin e tij në Itali.
Massimiliano Mirabelli do t’i jap lamtumirën Milanit. Drejtori sportiv i kuqezinjve, do të largohet pak më shumë se një vit nga emërimi në këtë detyrë.
Mirabelli, sipas mediave italiane, konsiderohet një njeri i afërt me administratorin e deleguar tashmë të shkarkuar Marco Fassone, ndaj nuk shihet si një njeri i besuar.
Gazzetta Dello Sport shkruan se kandidat për rolin e drejtorit sportiv të Milanit është edhe Igli Tare, njeriu që ka bërë një punë të jashtëzakonshme me Lazion.
Tare konkurron për këtë post me Cristiano Giuntoli, që është shumë pranë largimit nga Napoli. Gjithashtu flitet edhe për rikthimin e Ariedo Braidas, aktualisht drejtor i sektorit të marrëdhënieve me jashtë te Barcelona.
Gjithsesi, do të jetë shumë e vështirë që presidenti i Lazios, Claudio Lotito, të lejojë largimin e Tares nga bardheklatrit.
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve