Transferimi i Krzysztof Piatek në janar nga Milan ishte më i qëlluari për ‘Rossonerët’ në vitet e fundit.
Sulmuesi polak ka shkëlqyer me fanellën kuqezi, ku në 19 paraqitje ka shënuar 10 gola.
Ekipi që drejtohet nga Gennaro Gattuso ka marrë vendim të rëndësishëm sa i përket të ardhmes së lojtarit, transmeton lajmi.net.
Milan nuk do ta konsiderojë shitjen e Piatek këtë verë për asnjë shumë parash.
Ekipi italian po shpreson që të futet në top-katërshe në Serie A, që sezonin tjetër të luajë në Ligën e Kampionëve pas një kohe të gjatë.
Nëse arrin kualifikimin në LK, Milanit do i ndihmonte në aspektin e mos largimeve të lojtarëve aktual dhe afrimin e disa yjeve të futbollit.
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...