Milan-Tottenham, Conte: S’ka favorit

09:28 | 14 Shkurt 2023
K.B

Tottenham sonte do të jetë mysafir i AC Milanit, ndeshje kjo që do të luhet në ‘San Siro, në kuadër të 1/16 e finales të Ligës së Kampionëve.

Ky duel pritet të jetë i zjarrtë pasi që të dy skuadrat synojnë rezultat pozitiv për ndeshjen e kthyese që luhet në Londër.

Trajneri i ‘Spurs’ Antonio Conte para kësaj ndeshjes është pyetur se cila skuadër është favorite.

“Në këto nivele nuk ka favorit. Këto turne janë të mëdha dhe duhet të kesh edhe fat”, ka thënë Conte.

Ndeshja Milan-Tottenham fillon në orën 21:00.

Shpërndaje në rrjete sociale