Milani ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pasi në çerekfinale mposhti Romën me rezultat 3-1 në “San Siro”.
Tammy Abraham ka shënuar golin e parë në minutën e 16-të, pas një asistimi nga Theo Hernandez, shkruan Arbresh.info.
Kombinimi i njëjtë Abaraham-Theo e solli edhe golin e dytë tre minuta para mbarimit të pjesës së parë.
Roma u rikthye në lojë me një gol të ukrainasit, Artem Dovbyk që shënoi në minutën e 54-të.
Mirëpo kjo ishte gjithçka cfarë bën romakët, pasi Milani riktheu sërish epërsinë prej dy golave më anë të debutuesit Joao Felix.
Portugezi shënoi në ndeshjen e tij të parë me Milanin në minutën e 72-të për t’i dhënë vulë fitores së Rosonerëve dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës.
Lazio ose Inter do të jenë kundërshtarët e kuqezinjve në gjysmëfinale./Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...