Melbourne Victory ka forcuar mesfushën e saj me nënshkrimin e mesfushorit shqiptar me përvojë Migjen Basha në një marrëveshje dy-vjeçare.
Basha, i cili ka 33 paraqitje për vendin e tij, bashkohet me klubin pasi kaloi sezonin e kaluar me ekipin grek, Aris Selanikut.
Nënshkrimi i tij kompleton edhe skuadrën e Victory për sezonin 2019/20, përcjell lajmi.net.
Trajneri i klubit Marco Kurz ishte i lumtur që priti një lojtar tjetër me përvojë si Basha, duke theksuar se skuadra tani është e plotë.
Edhe vet lojtari u shpreh mjaft i lumtur për transferimin e tij në Australi, derisa ditë më parë u pensionua nga Kombëtarja. /Lajmi.net/
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...