Migjen Basha është shndërruar në fytyrë tragjike për skuadrën e Aris, pasi u përjashtua me të kuq pas 11 minutave lojë.
Kanë mjaftuar 11 minuta lojë që Migjen Basha të marrë direkt karton të kuq në sfidën që Arisi e barazoi 1-1 me Panionios, për javën e 21-të të kampionatit grek, duke i lënë kështu të tijtë me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes.
Basha ka ndërhyrë ashpër ndaj lojtarit serb, Novica Maksimovic, duke e goditur me takë drejt e në këmbë.
Për shkak të asaj ndërhyrje, mesfushori serb nuk mundi të vazhdojë lojën dhe u detyrua të zëvendësohet.
Sido që të jetë, Arisi mori një pikë në këtë takim edhe me një lojtar më pak, ndoshta me Bashën në fushën gjërat do të kishin shkuar edhe më mirë për skuadrën vendase.
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...