Legjenda egjiptiani Mido pretendon se Liverpooli mund të humbas superyllin Mohamed Salah në rast se shënon sërish mbi 25 gola në sezon.
26-vjeçari realizoi mbi 44 gola brenda të gjitha kompeticioneve në sezonin e tij debutues te “Redsat”, transmeton portali arbresh.info. Pas një fillimi të vështirë. Salah tani ka 16 gola prapa emrit të tij dhe Mido beson se suksesi i tij i vazhdueshëm do të tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha në botë.
“Ju asnjëherë nuk e dini çfarë do të ndodhë në futboll”, ka thënë Mido për ‘CNN’. “Nëse Barcelona ose Real Madridi vijnë tek ju atëherë koka juaj do të bie, të gjithë lojtarët janë kështu”
“Barcelona dhe Real Madridi janë ndryshe – pa mosrespektim ndaj Liverpoolit”
“Mendoj se Barcelona dhe Real Madridi janë duke pritur për të parë Salahn se çfarë do të bëjë këtë sezon, ata nuk blejnë lojtarë pas vetëm një sezoni të mrekullueshëm”
“Mendoj se nëse Salah shënon mbi 25 gola, ata do të vijnë për të dhe do të jetë e vështirë për Liverpoolin që të ndalojë atë”
Liverpooli aktualisht qëndron në krye të tabelës si lider i Premierë Ligës./arbresh.info/
Spiropali takim me Brian Mast në Washington, flet për bashkë...
ShBA’ja rrëzon një dron iranian që iu afrua aeroplanmbajtësi...
Trepça kthen në pronësi mbi 1,200 hektarë në vlerë mbi 400 m...
Disa biznese nuk zbatojnë rritjen e pagës minimale, paralajm...
Kurti takoi ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Angılı
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...