Mbrojtësi i FC Prishtinës, Gledi Mici i ka kërkuar falje tifozëve për rezultatet e fundit në Superligën e Kosovës.
Prishtina nuk di për fitore në tri xhirot e fundit, derisa nesër përballen me Arbërinë e Dobrajës, shkruan lajmi.net.
Para ndeshjes, Mici tha se të gjithë bashkëlojtarët janë të zhgënjyer, por ka besimin se këtë situatë do e rikthejnë në favorin e tyre.
“Në këtë situatë që ndodhemi, do të thosha që të gjithë jemi të zhgënjyer dhe pikë se pari para se të them diçka për ndeshjen e radhës, ndjejë hapësirën që t’i kërkoj falje tifozëve për këto rezultate që i kemi, sepse nuk i kanë aspak hije një ekipi siç është Prishtina. Por besoj, se nga i pari unë e deri te lojtari i fundit, ndjejmë përgjegjësi të madhe dhe çdo ditë mendojmë se s’i ta kthejmë situatën në favorin tonë. Andaj, ndeshja nesër është një rast tepër i mirë për t’u kthyer te fitorja dhe mos të ndalemi më, sepse na duhet pikë së pari për moralin që të ringrihemi dhe së dyti të shkojmë te rezultatet pozitive”.
“Tek Prishtina jam pritur mirë , ndihem tamam i përshtatur mirë, si me qytetin, si me skuadrën, si me çunat, si me çdo njeri, veçse e thash ndjehemi pak në faj për rezultatet dhe patjetër duhet të rikthejmë situatën, sepse çdo gjë tjetër këtu është perfektë, si nga ana e qyteti, si nga ana sportive”, ka thënë mbrojtësi i majtë, Gledi Mici për faqen zyrtare të klubit.
Ndërkohë, kujtojmë se përballja mes Prishtinës dhe Arbërisë zhvillohet në “Fadil Vokrri” dhe nis në ora 13:30./
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur
Hamza: Guerot më njoftoi se se letrën time për heqjen e sank...
Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kë...
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 dhe 2025, vet...
Kërkesa e Hansi Flick për mesfushën