Analisti i BT Sport, Michael Owen ka parashikuar se skuadra e Manchester City do të jetë fituese e trofeut të Ligës së Kampionëve në sezonin 2019/20 pas shortit të tërhequr pasditen e sotme (e enjte).
Ish sulmuesi i Liverpoolit dhe Anglisë kishte parashikuar se “Redsat” do të marrin këtë trofe sezonin e kaluar dhe parashikoi po ashtu edhe se Real Madridi do të ishte fitues një vit më parë, transmeton portali arbresh.info.
Padyshim se Owen është shumë i saktë në parashikime ndërkohë që tifozët e Manchester City vazhdojnë të shpresojnë të ketë të drejtë edhe për këtë sezon që skuadra e Pep Guardiolas të jetë kampione e Evropës.
Për të qenë sa më sinqertë, kampioni i Premierë Ligë ka njërën nga skuadrat më të mira në botë dhe duket se është ndër klubet favorite për kupën evropiane andaj edhe nuk është një deklaratë guximtare nga analisti i njohur.
Sidoqoftë, në këtë kompeticion ka edhe top skuadra të tjera, por mbetet të shihet nëse Owen rezulton i saktë me parashikimin e tij për të tretën herë!/arbresh.info/
https://twitter.com/btsportfootball/status/1167154755292020737
Përfundon aksioni në ARBK, zyrtaret e ARBK-së dyshohen për n...
Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në ...
Sveçla kërkon koordinim të shtuar për zbatimin e Ligjit për ...
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI