Trajneri i Gjilani-t, Gentian Mezani ka mbetur shumë i pakënaqur me paraqitjen e lojtarëve ndaj Feronikeli-t.
Nënkampioni i Kosovës u mposhtë me rezultat të thellë 4 – 0 në udhëtim të Feronikeli, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Mezani ka kërkuar falje për këtë paraqitje të dobët, derisa beson se fajtor ishin gabimet amatore të cilat nuk duhen përsëritur.
“Kemi bërë gabime amatore, jo vetëm që nuk na falen, por ne nuk guxojmë të gabojmë në këtë mënyrë. Kampionati është tejet i gjatë dhe ne nuk guxojmë të gabojmë në këtë mënyrë”.
“Më vjen keq për tifozët, pasi që duhet t’i gëzonim me një fitore dhe një lojë të bukur. Duhet të kërkojmë ndjesë për këtë paraqitje”, deklaroi ai pas ndeshjes për KlanKosova.
Gjilani në ndeshjen e radhës do jetë mysafirë i Llapi-t./arbresh.info.
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...