Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 34-t në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Suhareka, Mevlan Zeka, përcjell Arbresh.info.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Naim Kodraliu, Enver Prapashtica e Fisnik Ademi.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 34-t t’i takojë Mevlan Zekës, i cili shënoi hat-trick në ndeshjen kundër KF Llapi, të cilën e fituan me rezultat 4:2.
Pasi mori këtë çmim, Zeka u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës.
“Kemi pas vështirësi gjatë kampionatit sidomos në ndeshjet e fundit, ku kishim krizë me rezultatet. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira por epilogu i takimit ishte kundër nesh. Jemi mobilizuar maksimalisht që Suhareka të qëndrojë në Superligë sepse brenda skuadrës tonë ka futbollistë që kanë bartur barrën kryesore edhe në ekipet ku kane qenë më herët. Kemi lojtarë kampionë dhe do të ishte mëkat që këta futbollistë të bien nga kategoria elite”.
“I kemi edhe dy ndeshje dhe normalisht që do ta japim maksimumin secili prej nesh dhe besoj që përmes barazhit do të qëndrojmë në Superligë”.
“Duka ta falënderoj komisionin për vlerësimin për çmimin “Ylli i Javës”, po e jap maksimumin në çdo ndeshje dhe besoj që do t’i ndihmojë skuadrës edhe në këto ndeshjet e mbetura. Falënderim edhe për bashkëlojtarët sepse pa ta nuk do të isha edhe unë golashënuesi i skuadrës, për kryesinë e klubit dhe stafin teknik më në krye trajnerin Mirel Joca”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./Arbresh.info
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu