Mesut Ozil ka shkëlqyer në fitoren e tretë radhazi nga Arsenali në Premierë Ligë.
“Topçinjtë” ka siguruar fitore me rezultat të thellë 4 me 0 në takimin si nikoqir në Emirates kundër skuadrës së Florent Hadergjonajt, Huddersfield Town, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti i Londrës Veriore e nisi mjaftë mirë takimin e xhiros së 14-të në Premierë Ligë duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 3′. Sulmuesi Alexandre Lacazette realizoi gol të bukur pas një asistimi të klasit botëror nga mesfushori Aaron Ramsey.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me këtë rezultat, por Arsene Wenger ishte në panik kur mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi mbeti i shtrirë në fushë në minutën e 30′ të ndeshjes. Pasi mori trajtimin nga stafi mjekësor, reprezentuesi gjerman arriti të rikthehet sërish në fushë.
Oliver Giroud dyfishoi epërsinë me një gol nga afërsia (68′) pas asistimit nga Mesut Ozil, i cili asistoi edhe në golin e realizuar dy minuta më vonë nga Alexis Sanchez (70′) para se të shënonte për 4 me 0 në minutën 72′.
Giroud përmbylli gjithçka në Emirates duke shënuar për 5 me 0 pas asistimit nga Sead Kolasinac (87′).
Arsenali tani ka 28 pikë dhe qëndron në pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Huddersfiledi qëndron në pozitën e 14-të me 15 pikë./arbresh.info/
https://streamable.com/frbnh
https://streamable.com/o8w4p
https://streamable.com/bngur
https://streamable.com/j7q09
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...