Mesut Ozil është duke u përfolur në formë befasuese për transferim në janar te Manchester United.
E ardhmja e ish reprezentuesit të Gjermanisë vazhdon të mbetet e paqartë te Arsenali për shkak se nuk është pjesë e njëmbëdhjetshes startuese gjatë javëve të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Dhe pas një stuhie bastesh brenda 24 orëve të fundit, shanset janë dukshëm të mëdha kur bëhet fjala për kalimin e Ozilit te gjiganti në Old Trafford.
Madje zëdhënësi i uebfaqes për baste Coral, Johan Hill, ka folur së fundmi për ‘StarSport’:
“Duket se Mesut Ozili do të largohet në janar dhe ne jemi duke parë një rrugë një kahshe për kalim te Manchester United që do të rrëmbej mesfushorin e pa favorizuar nga Arsenali”
Ozil nuk pritet të jetë startues as në takimin kundër “Djajve të Kuq” nesër./arbresh.info/
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit
Përplasje midis dy personave, sekuestrohen dy armë e 60 fish...
IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kus...
Një burrë gjendet i vdekur në Prizren
Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet g...
“Më është cenuar privatësia”: Ankohet deputeti që shkruante ...