Mesut Ozil ka reaguar pas disfatës zhgënjyese të Arsenalit ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale të Evropa Ligës.
“Topçinjtë” humbën shansin e artë në takimin e parë kundër Atleticos që mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë duke barazuar 1 me 1 në Emirates pasi goli nga Alexandre Lacazzette u zhvlerësua nga Antoine Griezmann, transmeton portali arbresh.info.
Diego Costa ua theu zemrën skuadrës së Arsene Wenger në takimin e dytë të Metropolitanos duke shënuar golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjes në minutat shtesë të pjesës së parë.
“Çfarë nate frustruese dhe pa gjumë në Madrid!”, ka shkruar mesfushori gjerman në një postim në Instagram mbrëmjen e sotme (e premte). “Ky ishte shansi ynë i fundit për të fituar një trofe këtë sezon dhe mundësia jonë e fundit për të ngritur një trofe me trajnerin tonë”
“Kam edhe dy gjëra për të thënë: Faleminderit të gjithë Topçinjve për mbështetjen në takimin si mysafirë dhe shpresoj që Laurent Koscielny të shërohet sa më shpejtë”
Ozil ishte kritikuar ashpër nga legjenda e Arsenalit, Martin Keown, i cili pretendoi se ai “nuk e meriton të bartë fanellën e klubit pas paraqitjes në takimin kthyes”./arbresh.info/
https://instagram.com/p/BiXLCLpHuSu/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit