Mesut Ozil i ka dërguar kërkesat e tij për transferim Barcelonës pasi është bërë një top shënjestër për gjigantin spanjoll.
Ylli i Arsenalit është kërkuar shumë për transferim larg nga klubi në Emirates gjatë muajve të fundit, transmeton portali arbresh.info. Bazuar në gazetën spanjoll për transferim ‘Don Balon’, Mesut Ozil i ka dërguar tashmë kërkesat e tij gjigantit katalunas.
Lojtari kryesor i “Topçinjve” dëshiron t’i ofrohet një kontratë tri vjeçare nga klubi në Camp Nou me një pagë vjetore prej 17 milionë funta në vit.
Gazeta e lartpërmendur shton se Ozil është duke kërkuar gjithashtu një pozitë në formacionin startues të Barcelonës nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes.
Ozil mund të transferohet si një zëvendësues i superyllit të Liverpoolit, Philippe Coutinhos, ndërkohë që Valverde favorizon transferimin e mesfushorit kreativ të Arsenalit./arbresh.info/
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...
Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë v...
Konjufca: Opozita s’i frikësohet popullit, po e shfrytëzon k...
Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn