Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil do të mungojë ndeshjen e pestë radhazi për shkak të lëndimit në shpinë.
Ish reprezentuesi i Gjermanisë ka munguar në katër ndeshjet e fundit të “Topçinjve” dhe nuk ka qenë në dispozicion që nga fitorja kundër Bournemouthit në stadiumin Vitality, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Unai Emery ka konfirmuar këtë javë se 30-vjeçari është stërvitur larg dhe i vetëm nga pjesa tjetër e skuadrës së parë.
Ndërkohë, ‘London Evening Standard’ raporton se Ozil është duke u rikuperuar ende nga lëndimi.
Kjo e vendos atë në rrezik për të humbur edhe takimin e së shtunës kundër Huddersfield Town në Emirates./arbresh.info/
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit