Lionel Messi ka bërë një sezon të mrekullueshëm me PSG-në në Ligue 1 deri më tani, duke shënuar tri gola dhe duke dhënë pesë asistime.
Megjithatë, ai e bëri këtë duke mos veshur atletet që kishte menduar fillimisht Adidas.
Argjentinasi nuk i vesh atletet e tij të futbollit “Adidas X Speedportal Balon Te Adoro” që u zbuluan më 9 gusht të këtij vitit. Në vend të kësaj, ai ka veshur atletet e zakonshme “Solar Green Adidas X Speedportal”.
Arsyeja pse Messi nuk kaloi në atletet e tij “Balon Te Adoro” nuk është zbuluar. Megjithatë, gjithçka tregon se çizmet ose janë hequr ose se prezantimi është shtyrë. Në të vërtetë, artikulli në “Soccer Bible” për atletët është fshirë.
Është e mundur që shtatë herë fituesi i Topit të Artë të kalojë në atletet në një fazë të mëvonshme, ndoshta edhe në Kupën e Botës.
Nëse shikojmë anën e teknologjisë, këpucët e futbollit “Adidas X Speedportal” të Messit janë pak, por jo shumë të modifikuara. Ato vijnë me një dizajn më të thjeshtë, një e sipërme e modifikuar dhe një konfigurim të ndryshëm të rrethit. /Telegrafi/



“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...