As-i argjentinas i Inter Miam-it, Lionel Messi është futbollisti që ka fituar më së shumti trofe në historinë e futbollit.
Fenomeni argjentinas deri tani ka rrëmbyer 102 çmime (56 individuale dhe 46 ekipore).
Messi fitoj edhe çmimin ‘MARCA America’ një çmim për karrierën e tij të jashtëzakonshme.
E mbani mend titullin tuaj të parë si fëmijë?
“Kam parë foto të trofeut tim të parë si fëmijë, por nuk e mbaj mend. Sigurisht që nuk kam qenë në dijeni të gjithçkaje që do të ndodhte. E kam dashur futbollin që kur kam qenë i vogël. Është pasioni im”, ka thënë Messi.
Ish-ylli i Barcelonës, PSG-së me endje shikon videot e trofeve, por sipas tij, zhgënjimet e kanë ndihmuar atë të arrijë nivelin ku është sot.
“Ishte spektakolare të shikoja videot, shumë gjëra më kalojnë në kokë. Kam pasur edhe momente të vështira, jo gjithçka është mirë, por zhgënjimet më kanë ndihmuar të rritem”, ka pohuar kampioni i botës me Argjentinën./rtk/
“Liria ka Emër” pritet nga Haxhiu: Marrin mbësht...
Mbërrijnë në Hagë vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi
Kurti: Kosova partnere e besueshme e Bashkimit Evropian
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba gjatë javës së kalua...
A do të heqë dorë Irani nga programi raketor në këmbim të nj...
Aksi Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar nga bora, aut...