Lionel Messi e ka konfirmuar edhe një herë zemërgjerësinë e tij.
Ylli i Paris Saint-Germainit ka vendosur t’i shpërblejë shokët e skuadrës dhe stafin e Kombëtares së Argjentinës për suksesin e arritur në Kupën e Botës në Katar.
Më saktësisht, 35 vjeçari vendosi që 35 personave t’ua bëjë dhuratë nga një telefon iPhone 14s të flakëruar në ar.
Telefonat janë pajisje 24 karatësh, të cilat do të personalizohen për secilin lojtar dhe për stafin.
Raportohet se shtatë herë fituesi i Topit të Artë dhe shtatë herë futbollisti më i mirë në botë i zgjedhur nga FIFA, i shpenzoi afro 200 mijë euro (196 mijë) për t’i shpërblyer shokët e Kombëtares.

Secili prej tyre do të mundë ta ketë të shënuar emrin e tij të gdhendur bashkë me logon e Federatës Argjentinase të Futbollit.
Messi preferoi që t’ua bëjë dhuratë shokëve nga një telefon, e jo nga një orë dorë, siç bëjnë zakonisht sportistët tjerë. /GE/
Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...