Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në stadiumin 1 miliard dollarësh – Uzuni asiston për t’ia mohuar fitoren

11:10 | 5 Prill 2026
E.H

Lionel Messi ) konfirmoi formën e tij të shkëlqyer në fillim të sezonit dhe në xhiron e gjashtë të MLS, duke shënuar një gol në barazimin në shtëpi të Inter Miami (2-2) kundër Austin.

Është goli i tij i gjashtë në paraqitjen e tij të shtatë këtë sezon. Ky gol ka një rëndësi të veçantë për disa arsye: është goli i parë në stadiumin e ri, të quajtur “Nu Stadium”.

Kompleksi, i cili ka stadiumin me 26,700 vende, vlen një miliard dollarë. Messi shënoi gjithashtu nën tribunën me emrin e tij, “Leo Messi”.

Së fundmi, ai e realizoi golin në një mënyrë të rrallë për të: me një goditje me kokë. Ky është goli i tij i 903-të në karrierë dhe vetëm goli i 31-të i shënuar me kokë nga futbollisti 1.70 metra i gjatë.

Në këtë ndeshje luajti shumë mirë edhe Myrto Uzuni për Austin, por nuk pati fatin me vete, pasi goditi shtyllën dy herë gjatë përpjekjeve të tij për të shënuar, por në fund kontribuoi me një asistim.

Messi ka qenë tema kryesore në futbollin botëror ditët e fundit, pasi nuk është e sigurt nëse një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave do të luajë në Kupën e Botës që do të zhvillohet së shpejti.

Argjentina po mbron titullin kampion bote, por gjithnjë e më shumë raportohet se ylli që luajti 198 ndeshje për Argjentinën dhe shënoi 116 gola mund të mos jetë i pranishëm në këtë ngjarje. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale