Barcelona ka regjistruar fitoren e parë këtë edicion në UEFA Ligë të Kampionëve.
Gjigani katalunas ka mposhtur me rezultat të thellë 4 me 0 skuadrën holandeze PSV në takimin e parë të zhvilluar në kuadër të grupeve në mbrëmjen e sotme (e martë), shkruan portali arbresh.info.
Superylli Lionel Messi e nisi me hat-trick edicionin në kompeticionin më të madh evropian duke shënuar një supergol nga gjuajta e lirë në pjesën e parë dhe dy të tjera gjatë fraksionit të mirë.
Talenti i ri francez Ousmane Dembele realizoi një gol të bukur gjithashtu nga një distancë prej 20 metrave.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka siguruar tri pikë dhe qëndron në pozitën e parë të grupit B, para Interi gjithashtu me tri pikë./arbresh.info/
Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin
Hamza uron Fitër Bajramin: Le të bashkohemi në frymën e soli...
Fitër Bajrami në Elbasan, mbi 10 mijë besimtarë dalin në she...
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin