Ylli argjentinas realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në barazimin dramatik 3-3 mes Inter Miami dhe Philadelphia Union.
Vendasit e Philadelphia Union ishin në dy raste në avantazh prej dy golave 2-0 dhe 3-1, por Inter Miami në fund barazuan rezultatin.
Ishte minuta e 87-të e ndeshjes, kur Messi realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për të rikthyer shpresën tek skuadra e tij.
E në frymën e fundit të ndeshjes, mesfushori ekuadorian Segovia realizoi një tjetër gol të bukur për rezultatin përfundimtar 3-3.
37-vjeçari Messi tani ka arritur në kuotën e pesë golave dhe dy asistimeve në 10 ndeshje këtë edicion në MLS, derisa ka edhe pesë gola të tjerë dhe një asistim në Concacaf Champions Cup. /Telegrafi/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK