Mohamed Salah është lojtari më i mirë në botë tani, sipas legjendës së Liverpoolit – Steven Gerrard.
Salah shfaqi një tjetër paraqitje impresive në fitoren 5 me 2 të skuadrës së Jurgen Klopp ndaj Romas në takimin e parë të zhvilluar në kuadër të gjysmëfinales në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi egjiptian shënoi dy golat e parë të ndeshjes dhe asistoi në golat nga Sadio Mane dhe Roberto Firmino në Anfield.
Gerrard beson që Salah, i cili ka shënuar 43 gola këtë sezon, aktualisht është më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
“Ai është në formë jetësore”, ka thënë Gerrard për ‘BT Sport’. “Është vështirë për të krahasuar atë me Ronaldon dhe Messin sepse ata kanë bërë këtë që një kohë të gjatë dha kanë qenë konsekuent vit pas viti”
“Por, pa asnjë pikë dyshimi ai është lojtari më i mirë në planet tani”
Në pjesën e fundit të ndeshjes, Liverpooli pranoi dy gola duke i dhënë shpresë AS Romas për ndonjë rikthim në takimin e dytë që zhvillohet javën e ardhshme./arbresh.info/
Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...
Plagoset me armë zjarri një grua në Istog
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...