Lionel Messi e konsideron Cristiano Ronaldon “në të njëjtin nivel” me të dhe madje thotë se i mungon prezenca e tij në Spanjë, por shton se ka “shumë respekt për Juventusin”.
Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës ka qenë në garë për Topin e Artë me Ronaldon gjatë viteve të fundit dhe beteja nga tifozët se kush është më i miri vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme, transmeton portali arbresh.info.
“Tani ka shumë lojtarë të mirë. Neymar, Kylian Mbappe, Luis Suarez, Eden Hazard, secili prej tyre mund të bëhet lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Messi për Radio 94.7 Club Octubre.
“Nuk e përfshijë Cristiano Ronaldon në atë listë sepse e konsiderojë atë që është në nivel të njëjtë si unë. Ishte kënaqësi të luash kundër tij, edhe pse më bëri të vuaj gjithashtu. Më irritonte duke parë Real Madridin duke ngritur trofe”
“Do doja të ishte ende në Spanjë, por kam respekt të madh për Juventusin. Ata duken një skuadër shumë e fortë, me lojtarë të mrekullueshëm dhe tani janë edhe më të fortë me Cristianon”, përfundoi Messi./arbresh.info/
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...