Përballja e Real Madridit ndaj PSG-së është padyshim ndeshja më interesante e raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve, ku Lionel Messi do rikthehet në “Santiago Bernabeu”.
Messi është përballur çdo vit me Madridin sa ishte te Barcelona, ndërsa do jetë përballja e parë si futbollist i PSG-së.
Duke folur për ‘Marca’, Messi ka thënë se nuk ka rëndësi ngase qëllimi kryesor mbetet të fitojnë Ligën e Kampionëve.
“Qëllimi i PSG-së është Liga e Kampionëve. Është qëllimi i të gjithëve. Është garë e veçantë për të gjitha skuadrat e mira”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, përballja e parë mes dy gjigantëve evropianë zhvillohet në “Parkun e Princave” me 15 shkurt 2022.
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...